Njëri prej aktivistëve kryesor të Lëvizjes Vetëvendosje në Vushtrri, Naim Bunjaku, thotë se Njësia Speciale e Policisë së Kosovës e ka pyetur pse s’po e vranë Kadri Veselin. Ai përmes një postimi në Facebook ka akuzuar 5 policë se e kanë rrahur shumë, madje edhe ka postuar fotografinë e tyre, transmeton KOSOVANEWS.
Naim Bunjaku i ka thënë portalit Veriu.info se vetëm polici Mirsad Përçuku nuk e ka rrahur.
Ja postimi i plotë i Naim Bunjakut:
Me 1 dhjetor 2015 rreth ores 14:30 po sa dola nga Zyra e Levizes VETEVENDOSJE! Ne Vushtrri, Policia e Kosoves me arrestoje dhe me dergoje ne stacionin Policor ne Vushtrri. Pas disa 30 minutave erdhen Njesia Speciale per me derguar Prishtine ne stacionin 2 ne lagjen e Muhagjerve.
Sa erdhen Njesia Speciale e Kosoves ne stacionin Policor ne vushtrri me lidhen duart dhe me derguan ne njerin nga 2 kombit qe kishin ardhun per me derguar ne Prishtine. Ne kombi isha un dhe 7 Police te Njesis Speciale, sa filluan te me dergojn filluan te me pyesin pse ke dal ne proteste, pergjigjja ime ishte kunder Zajednices e cila po e shkatërron te ardhmen tone, Policia tha a ti po na tregon se qka eshte Zajednica dhe filluan te me godasin edhe pse i kisha duart e lidhura. Pas disa minutash ata u lodhen dhe pushuan pak. Prap filluan te me godasin ne qdo pjes te trupit perjashtim ftyres. Me pyesin ku ka qendruar Albin Kurti para se te dal ne protesten e 28 Nentorit pergjigjja ime ishte nuk e di! prap filluan te me rrahnin deri ata sa u lodhshin. Me pysnin ku eshte Dardan Molliqaj u pergjigja qe nuk e di ata filluan te me rrehin prap dhe me fort se para disa minutash. Mbi 20 minuta me kan pyte per Dardanin se ku gjindet un nuk folsha ata vazhdimisht me kan goditur ne qdo pjes te trupit pa perjashtu edhe organet gjenitale nga Polici nga e para ne te majte. Filluan te me pysin per aktivistin Nol Nushin se ku gjindet un prap nuk e di ata filluan prap te me godasin. Me
Pysnin per aktivistin Mek Selacin, Lumturie Mehmetin. 4 nga 7 Police me thojshin pse spo del me vra Kadri Veselin un u pergjigjsha qe skem plumba per Shqiptare keto pytje ishin per disa minuta.
E gjithe kjo ngjarje ka ndodh mbi 1 ore e gjyse. Kur u lodhen tum rrah me dure filluan edhe me brryl edhe me guj. Nje Police me pyti a e din qfare eshte Pomparica ( pushke automatike )un thash qe nuk e di, aj me tha mire msoje qfare eshte e kur del te tregojm qka eshte ama tha jo skemi me te vra por ma zi kemi me ta ba!
Gjate rruges kam pasur fyrje, sharje ma banale qe egzistojn. Kjo ngjarje ka ndodhure mbi 1 ore e gjyse. Ne kombi me kan rrahur 5 Police kurse vetem 2 nuk me kan goditur. Njeri nga ta eshte shoferi i cili ka vozitur kombin qe eshte i Vushtrris.
Keta Bandite nuk e meritojn te kene uniformen e Policise. Keta Bandite e nuk e meritojn ta veshin uniformen ne te cilen ra Heroi Enver Zymberi. Keta bandite po e shkelin gjakun e Enver Zymberit i cili ra heroikisht ne mbrojtje te Republikes te Kosoves.
Keta Bandite duhet te dalin para Drejtsise. Une do te beje Kallzim Penal po sa te marr Raporin e mjekut nga qendra e paraburgimit ne Lipjan.