EGJIPT-Nje arkolog britanik beson se ka gjetur përgjigjen për një nga enigmat më të mëdha të epokës egjiptiane.
Sipas Nicholas Reeves, studius në Universiteti e Arizonës, ka prova se varri i Nefertitit, mbretëresha e cila ka jetuar në shekulin XIX para krishtit, është brenda varrit të famshëm të Tutankhamonit, që zbuluan në vitin 1922 në Luginën e Mbretërve nga arkologu britanik Howard Carter.
Hipoteza intresante, që përmendet në gazetën e përditshme londineze ¨The Time¨, është se varri i Tutankhamonit është paradhoma e vendit ku Nefertiti, e cila konsiderohet si nëna e faraonit, u vendos në përjetësi.
Reeves arriti në këto përfundime pas analizimit të disa skanimeve dixhitale me rezolucio të lartë të mureve të brendshme të varrit të Tutankhamonit. Ai zbuloi dy hyrje, që nuk ishin shkelur që nga kohët e lashta dhe njëra nga këto mund të na çojë në një zbulim të jashtëzakonshëm.