Lajmet e fundit
“Pishina e Qiellit” e përbërë tërësisht prej xhami

“Pishina e Qiellit” e përbërë tërësisht prej xhami

Lluksi po merr një kthesë interesante në Londër.
Një projekt ambicioz planifikon të ndërtojë një pishinë e cila qëndron pezull e përbërë tërësisht prej xhami dhe e pozicionuar në 10 kate lartësi nga toka.

Me një sipërfaqe 25 me 5 metra dhe 3 metra thellësi, kjo pishinë premton mure prej xhami me trashësi 20 cm dhe do pozicionohet mes dy ndërtesash si një lloj ure lidhëse të dy apartamenteve në Nine Elms, Londër.
Një pjesë e ndërtimit të ketij projekti fillon këtë vit dhe në 2018 blerësit do mund të jetojnë në këto apartamente.
“Vizioni im për “Pishinën e Qiellit” rrodhi nga dëshira për të rrëzuar barrierat e mundësive që ka në inxhinieri dhe ndërtim”, shprehetSean Mulryan,  CEO i Ballymore Group.
“Doja të krijoja diçka që nuk është bërë më parë. Vetë struktura trasparente e pishinës është tregues i avancimit të teknologjisë në 10 vjeçarin e fundit. Përjetimi në këtë pishinë do jetë unik, një ndjesi sikur po qëndron pezull në ajrin e Londrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.