Në një video të re, ISIS ka kërcenuar Britaninë e Madhe me ekzekutimin e pesë ‘spiunëve’ britanikë.
Robërit e veshur më rroba ngjyrë portokalli, gjatë filmimit kanë rrëfyer se kanë spiunuar për focat e sigurisë britanike, shkruan Daily Mail.
Përderisa pesë pengjet shfaqen të gjunjëzuar në video, pas tyre qëndron një person i armatosur i maskaur që thotë: “Ky është një mesazh për David Cameron.”
Personi i maskuar e përshkruan kryeministrin britanik si ‘rob i Shtëpisë së Bardhë’, ndërsa shton se ‘fëmijët tuaj do të paguajnë për veprat e juaja’.
Videoja, e cila nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur, përfundon me një klip të shkurtër të një fëmijë të vogël, i cili i veshur me rroba të xhihadistëve dhe me një theks britanik, thotë: “Ne do t’i vrasim ata”.