Grupi i militant i ISIS-it ka publikuar një video të re duke e ekzekutuar “pesë spiunë britanikë”, dhe duke e kërcënuar kryeministrin e Britanisë së Madhe, David Cameron për kampanjën e Britanisë në Siri.
Në video, e cila është publikuar nga baza mediale e grupit në Raqqa, shihen spiunët e dyshuar që kanë veshur xhemperë të portokalltë, ndërsa “rrëfejnë” se kanë spiunuar në emër të shërbimeve të sigurisë në Mbretërinë e Bashkuar, raporton Independent.
Pas dhjetë minutave në video britanikët paraqiten të gjunjëzuar para pesë rojeve, kurse një militant, që flet me theks britanik thotë se ata janë “braktisur” nga qeveria britanike, transmeton Koha.net.
Gjithashtu njeriu me maskë mund të dëgjohet duke thënë: “Ky mesazh është për David Cameronin”, të cilin e quan “budalla” dhe “skllav të Shtëpisë së Bardhë”. Kurse ka shtuar se “fëmijët tuaj do të paguajnë për veprimet e juaja”.
Videoja, e cila nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur, përfundon me një rimorkio për një ekzekutim të mëtejshëm dhe një klip të shkurtër të një fëmijë të vogël, i veshur me rroba të militantëve, ndërsa flet me një theks britanik, i cili thotë: “Ne do t’i mbysim më tutje”.