Lajmet e fundit

Grabovci: Sot, ideal është interesi personal (Video)

Dikur e kujtonte me nostaligji kohën kur të gjithë punonin për ideale. Por tash me pluralizmin politikë e sidomos mbas përfundimit të luftës, ideali ka nisë me u përzi me interesa personal.

Kështu u shpreh kryetari i Grupit Parlamentar të PDK’s Adem Grabovci, në nji intervistë për Televizionin Rrokum.
Grabovci nuk heziton me pranue që edhe në partinë që ai merr pjesë të gjitha çka mundesh me i ndëgjue janë idealet për interesa personal.

Ai ma tej thotë se në Kosovë ka dështime, por shton se nuk sheh as edhe nji institucion të fuqishëm.
Por se kur ka me qenë përspektiva e mirë për çdo qytetar, Grabovci e sheh vetëm atëherë kur në vend të përfundojnë çashtjet politike me shtetin fqinj .

Kryetari i grupit parlamentar të PDK’s, thotë se në kohën e shkueme nuk ka qenë me randësi emni e kush e drejton atë parti, por ka qenë interesi kombëtar, shtetnor e liridashës.

Adem Grabovci, tregon pët televizionin Rrokum, si kane arritë me u rritë krahas Lidhjes Demokratike.Po ashtu i pari i deputetëve të PDK’s, tregon se në atë kohë partia e PDK’s, ka dërgue një mesazh, që politika mundet me pas nji pluralizëm.

Grabovci tregoi edhe për kohën kur zhvilloi takime me ish Presidentin e Republikës së Kosovës, Ibrahim Rugova.

https://www.youtube.com/watch?v=gY_M269QPxo

Leave a Reply

Your email address will not be published.