Kryeminsitri aktual Nikolla Gruevski konfirmon se para 15 janarit do të dorëhiqet, që ashtu siç parasheh marrveshja e Përzhinos më 15 janar të mund të zgjidhet qeveria për realizimin e zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare.
“Në përputhje me atë që jemi marr vesh më 15 janar do të zgjidhet qeveria e re me kryetar për realizimin e zgjedhjeve. Paraprakisht gjithsesi do të pasojë dorëheqja ime, por për atë se kush do të jetë kryetar i qeverisë për realizimin e zgjedhjeve do të publikohet pasi partia VMRO-DPMNE do të sjell vendim” – tha kryeministri, Nikolla Gruevski.