Rumania është një nga skuadrat kundërshtare të Shqipërisë në finalet e Europianit. Pikërisht të dy ekipet do të luajnë ndeshjen e fundit mes tyre më 19 qershor.
Specialistë rumunë të futbollit mendojnë se edhe Kombëtarja e drejtuar nga Gianni De Biasi është kandidate për vendin e dytë.
“Unë mendoj se Rumania, Zvicra dhe Shqipëria do të luftojë për vendin e dytë” – deklaroi Nikolae Dika, një ishfutbollist i përfaqësueses rumune, i cili i ka shënuar 3 gola Shqipërisë në të kaluarën, raporton “Sportal”.
“Favoritë është Franca, por janë edhe dy skuadra shumë të mira si Zvicra dhe Shqipëria që do të luajnë me Rumaninë” – tha drejtori teknik i UEFAs për Digisport.