Lajmet e fundit

Ekranet e mëdha, karakteristika e telefonave për 2016

Viti 2016 sapo ka filluar dhe gjiganti për shitjen e teknologjisë me seli në Indi, Micromax ka parashikuar se ky vit do të karakterizohet nga ekranet dhe videot e mëdha të telefonave të mençur.

Përveç ekraneve të mëdhenj, do të ketë rritje të përdorimit të teknologjisë 4G, përderisa 3G dhe 2G do të vazhdojnë të ekzistojnë, gjithashtu do të ketë rritje të shitjes së telefonave të mençur që janë më të lirë, raporton Indiatimes.

Depërtimi i tregut të Kinës dhe të Indisë cilësohet çelësi i suksesit për gjigantët botërorë, transmeton Koha.net. Gjithashtu parashihet se do të ketë rritje të përdoruesve të telefonave të mençur.

Çelësi për këtë rritje do të jetë thjeshtësimi përmes shërbimeve përkatëse dhe disponueshmëria e tyre në gjuhë të ndryshme indiane.

Leave a Reply

Your email address will not be published.