Lajmet e fundit
E mbijetuara e kancerit pozon nudo në shenjë sensibilizimi (FOTO)

E mbijetuara e kancerit pozon nudo në shenjë sensibilizimi (FOTO)

“Plagët e mija më bëjnë të ndjehem krenare për ate çfarë trupi im ka mposhtur”, thotë 39 vjeqarja që i ka mbijetuar kancerit të gjirit.
Ajo ka pozuar pa pjesën e sipërme “topless” pas një mastektomie të dyfishtë për të treguar që kjo  nuk është asgjë për tu turpërar.
39 vjeqarja Alison Hawkes, është diagnostifikuar me kancer të gjirit në maj të vitit 2012. Pas gjashtë cikleve të kimioterapisë asaj i është hequr gjiri i djathtë.
Ajo ka vendosur që ta heq gjirin e saj për të parandaluar kthimin e kancerit duke pozuar pa pjesën e sipërme për t’i treguar femrave të tjera që “plagët nuk janë asgjë prej të cilave duhet të turpërohemi”.

Pas 6 muajve të kimioterapisë ajo mori vendimin që t’i hiqen dy gjinjtë për të parandaluar kthimin e sëmundjes.
Pasi kaloi një mastektomi të dyfishtë Hawkes ishte e detyruar që te ndaj këtë imazh të fuqishëm, për të ndihmuar gratë tjera që të përballen me kancerin e gjirit, dhe të ju bëjë atyre me dije që “plagët nuk janë gjë për tu turpëruar”.
“Unë doja t’i tregoja të gjithëve se plagët nuk janë fundi i botës”, tregon ajo.”Unë jam krenare se çfarë ka mposhtur trupi im”.
Sëmundja është e përhapur në familjen e saj, në secilën femer nga ana e babait të saj, të cilat e luftuan sëmundjen deri në një pikë.
Por kur mjekët në fillim e diagnostifikuan gungën si një cistë,ajo mendoi që ska gjë për tu brengosur. Hawkes tha se filloi të vërejë se masa filloi të rritet gjatë kohës kur ajo kishte fillimin e periodave.
Deri në atë pikë, unë ende mendoja se ishte nje cistë, por edhe kështu, nuk doja të mirresha me të pasi masa dyfishohej dhe kështu shkova te mjekët për të parë nëse ata mund ta hiqnin atë, tregon ajo.
Mjekët ranë dakord për ta hequr masën dhe një biopsi zbuloi të vërtetën shokuese.
“Të dëgjosh një gjë të tillë është si të goditesh në stomak, tha ajo. “Më e keqja ishte që kjo po më ndodhte mua, nuk mendoja që do të merrja këtë lajm shokues, prandaj nuk i kërkova Ianit që të më shoqëronte në spital”.
“Ai më telefonoi për të më kontrolluar. Unë nuk doja të ja thoja përmes telefonit, por ai e kuptoi nga zëri im se diçka nuk është në rregull.
“Sapo mbërrita në shtëpi, ai u hodh për të hapur derën, dhe të dy shperthyem në lot. Ne vajtuam shumë ditë, dhe atëhere unë kuptova që nuk mund të vazhdoj të ndjej keqardhje për vetveten. Ishte koha te luftoja.”

Leave a Reply

Your email address will not be published.