Lajmet e fundit

Izmaku reagoi për Stupcat, por vota e saj ishte ndër vendimtaret për themelimin e Speciales [video]

Deputetja e PDK-së, Xhevahire Izmaku ka qenë ndër të parat që ka reaguar ‘ashpër’ për satirën e Stupcave për UCK-në.

Por, në këtë video mund ta shihni se si Izmaku nuk mund ta shpjegojë pse e ndërroi votën e saj nga KUNDËR ne PËR krijimin e Gjykatës Speciale që do të trajtojë krimet e supozuara të luftës. Vota e saj, bashkë me disa të tjera, ishin vendimtare për ta votuar Specialen, në tentimin e dytë.

Ky ishte reagimi i Izmakut:

Lidhur me humorin e zi të Stupcave me luftëtarët e UÇK-së !

Kur ne bëjmë zgjedhjen e profesionit tonë dhe punës, e dijmë edhe koston emocionale dhe morale të saj !

Psh, në politikë dihet që ke zgjedhur të të duan ose simpatizojnë vetëm një pjesë e shoqërisë dhe popullatës, të tjerët mund të shajnë edhe të përçmojnë, e më e buta nga kjo, të të kritikojnë!

Artistët, këngëtarët e më shumë humoristët i duam përgjithësisht si njëjt !

Stupcat deri dje ishin këta, sepse humorin e patën të përgjithësuar e shumë të qëlluar edhe ku përdorën kritika për shumë subjekte, individ e fenomene apo procese !

Stupcat, nga ky transmetim i humorit të zi me luftëtarët e UÇK-së, nuk janë më dashuria popullore e as simpatia e përgjithshme !

Më së paku do t’ju duan mijëra familjarë të këtyre luftëtarëve të cilët sot nuk janë në këtë jetë !

Mirë kish qenë me kuptu edhe ne, kush ju sponsoroi kaq fuqishëm me këtë njëllosje, në këtë fazë ku gjindemi si vend !

Keni obligim një kërkimfalje të shpejtë ose shkoni bashkohuni tek dëshmitarët e fshehur sepse ju paskeni faktet që këta kanë vrarë bashkëluftëtarët e vet !

Më keq më vjen që shpesh mes streseve të ndryshme, ju kam shiquar dhe më s’do ta kem këtë dëshirë!

Sepse më nuk ju shoh as si humoristë as si artistë, !!!

Leave a Reply

Your email address will not be published.