Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka reaguar ndaj deklaratave të këshilltarit të Isa Mustafës, Bajram Gecaj, i cili kishte thënë se “Lëvizja Lëvizja Anarkiste e Vetëvendosjes prap i paska “shti brinat” me Ambasadorin Amerikan në Kosovë. Edhe pak e do ta sulmojnë me ve, koktej mollotov…., e besa edhe gaz lotësjellës mund t’i hedhin në ambasadë. Deri ku mund të shkoi çmenduria e këtyre brigadave të kuqe”. Haxhiu në këtë postim Gecajn e ka quajtur spiun të ambasadave.
Ja shënimi i plotë i Haxhiut:
Spiuni i ambasadave le të ju tregojë qytetarëve se:
Kush i shkeli 23 nene të Kushtetutës për t’ia plotësuar kërkesat Serbisë? Kush i futi kandidatët e LDK-së në Gjykatën Kushtetuese? Kush u pasurua dhe po bën biznes me fondin e 3 %? Kush i ka më shumë se 70 dosje në prokurori? Naser Osmanit që i është ngritur aktakuzë për korrupsion a është pjesë e partisë që ti përfaqëson? Po ata tjerët që dyshohen për keqpërdorimin e pronave publike? Si i krijuan bizneset djemtë e Isës? Kush e përdori sistemin e drejtësisë për t’i përndjekur e burgosur deputetët, qytetarët dhe aktivistët e opozitës? Kush dha urdhër për t’i thyer e bastisur zyrat e opozitës? Kush kërkoi vota për ta luftuar SHIK-un dhe sot bashkëqeverisin me ta?
Andaj gjitha këto të cekura më lartë dhe shumë të tjera nuk mund të quhen ndryshe veçse anarki, shtypje, plaçkitje dhe tradhëti.
Qytetarët i dijnë të gjitha këto dhe shumë shpejt do ta merrni përgjigjen e duhur.