Lajmet e fundit

Ambasadori i Norvegjisë: Vetëvendosje ka zgjedhur rrugën e Enver Hoxhës |FOTO

Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë dhe Shqipëri, Jan Braathu, ka komentuar në një postim në Facebook të zv/ministrit, Bajram Gecaj lidhur me sjelljet e Lëvizjes Vetëvendosje.

Gecaj kishte shkruar nder tjerash se “pas kërkesës së para disa ditëve për rishikimin e marrëdhënieve të Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britaninë e Madhe, nga Lëvizja Anarkiste e Vetëvendosjes na vijnë zëra shtesë se “ambasadave u është lagur baruti dhe nuk po ju dhezë më në popull”.

E komenti i ambasadorit, Jan Braathu në postimin e Gecajt është ky: “Ata (Vetëvendosje) kanë zgjedhur rrugën e izolimit, dhe Hoxhë-izmit (diktatorit Enver Hoxha) sigurisht duke e caktuar veten e tyre si “mbrojtës” të popullit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.