Lajmet e fundit

Kush e përloti Zanfinën dhe Dhurata Dorën? (Video)

Në kuadër të programit festiv të emisionit Prive, është realizuar ‘Prive Reality’ që është transmetuar mbrëmë në Klan Kosova ku yjet kanë lexuar kartolinat e fundvitit.

Të ftuar në këtë ‘reality’ ishin Dhurata Dora, Ermal Fejzullahu, Enca Haxhia, Zafina Ismaili, Blero dhe Lumi B.

Në fund të emisionit ata lexuan kartolinat e fundvitit nga të afërmit e tyre që ishin surprizë nga Liberta dhe stafi realizues.

Dhurata Dora dhe Zanfina ishin ato që u prekën më shumë nga letrat e dërguara. Për Dhuratën kishte letër nga babai i saj, ndërsa për Zanfinën nga nëna.

Ato nuk mundën ta lexonin letrën nga emocionet, e ato i lexoi Ermali. Për më shumë shikoni videon më poshtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.