Një tërmet më magnitudë 6.7 ballë ka goditur verilindjen e Indinë, pranë Bangladeshit, duke shkaktuar 9 viktima. Tërmeti ra në orën 4 e 35 sipas orës lokale, 29 km në veriperëndim të Imphal, kryeqytet i Manipur. Sipas shërbimit gjeologjik dridhje të forta janë ndjerë në të gjithë rajonin.
Si pasojë e tërmetit janë shkatërruar disa ndërtesa, duke krijuar çarje dhe plasaritje të mureve. Të paktën 6 persona kanë mbetur të vdekur në Manipur dhe më shumë se 30 të tjerë të plagosur.
Në Bangladesh, tre persona janë raportuar të vdekur, ndërsa dhjetëra janë duke u trajtuar në spital për plagët e marra për shkak të tërmetit.