Kohëve të fundit në Suedi ka hyrë në fuqi ligji për kontrollet kufitare për udhëtarët që udhëtojnë nga Danimarka drejt Suedisë. Në këtë mënyrë Suedia po bën përpjekje për të zvogëluar numrin e emigrantëve që duan të hyjnë në Suedi.
Të gjithë udhëtarët që duan të kalojnë urën Öresund me tren ose autobus, apo përdorni shërbimet trageteve, do të refuzohet hyrja pa dokumentet e nevojshme, shkruan BBC.
Suedia ka pranuar më shumë se 150 mijë aplikacione për azil në vitin 2015, ndërsa raportohet se mijëra udhëtare kalojnë urën Öresund, urë e cila lidh qytetin suedez Malmo me kryeqytetin danez, Kopenhagë.
Në përputhje me rregullat e reja të vendosura nga Suedia, është ngritur edhe nja gardh rreth platformave në stacionin hekurudhor në Kastrup, në aeroportin e Kopenhagës.
Qeveria suedeze ka siguruar një përjashtim të përkohshëm nga marrëveshjet e Bashkimit Europian për zonën Shengen, me qëllim të rivendosjes së kontrollës kufitare.
Ligji i sjellur në fund të vitit të kaluar, do të gjobisë kompanitë e transportit nëse udhëtarët që udhëtojnë drejt Suedisë nuk kanë ID të vlefshme me foto.
Ministrja e infrastrukturës, Anna Johnsson, për mediat suedeze ka deklaruar se rregullat e reja do të ulin ndjeshëm numrin e refugjatëve që kërkojnë të hyjnë në Suedi.