Rita Ora është gjendur në një situatë të vështirë gjatë spektaklit “X Factor”.
Ajo ka shpërthyer në lot kur i është dashur të vendosë nëse konkurentja Shianne Phillips, të largohet apo të qëndrojë akoma në garë.
24-vjeçarja u prek shumë nga vendimi që mori duke larguar konkurenten dhe ishte Simon Cowell ai që e përqafoi Ritën duke e siguruar se bëri zgjedhjen e duhur.
Kjo eksperiencë është ndryshe për këngëtaren me prejardhje shqiptare, pasi si gjyqtare në “The Voice UK” ajo asnjëherë nuk përballej me vendime përfundimtare dhe pozicioni i saj tani është më i vështirë.