Tony Blair dhe ish- ministrat nuk do të lejohen të qendrojnë në ambasadat britanike dhe të shfrytëzojnë diplomatët për punët e tyre private të biznesit. Gazeta britanike Telegraph citon burime të ministrisë së Jashtme e cila përmes këtij vendimi kërkon të parandalojë përdorimin e papërshtatshëm të stafit dhe burimeve qeveritare dhe të shmangë perceptimin se këto figura përfaqësojnë qeverinë e Britanisë.
Ish-qeveritarët e lartë lejohen të përdorin amabsadat dhe stafin vetëm nëse kanë marrë ndonjë detyrë zyrtare shtetërore. Udhëzimi i minsitrisë së Jashtme njofton se Ish-kryeministrat dhe ish-ministrat që kërkojnë mbështetje logjistike si përfaqësues të biznesit britanik tashmë duhet të dorëzojnë një kërkesë zyrtare pranë zyrave të tregtisë dhe investimeve për të siguruar të njëjtën mbështetje si kompanitë britanike.
Sipas Telegraph, disa zyrtarë të lartë po kërkojnë edhe ligje të reja kufizuese për aktivitetet e biznesit të ish-kryeminsitrave duke ngritur shqetësimin se vizitat e Tony Blair jashtë vendit lidhen edhe me faktin që ai punon si një këshilltar me pagesë për disa qeveri të huaja.
Blair ka këshilluar edhe kryeministrin Rama, por që të dy kanë deklaruar se kjo asistencë është dhënë falas. Përfitimet e ish-kryeministrit Blair nga burimet qeveritare i kanë mundësuar atij të marrë informacione dhe dokumenta për shtete si Shqipëria, Kanadaja dhe Maqedonia. Po ashtu ai ka siguruar dokumenta qeveritare, madje edhe dokumenta diplomatike për udhëtimet e tij private të biznesit në Kinë.
Udhëzimi publikohet në një kohë kur gazeta Telegrah ka zbuluar se si Tony Blair, që ka bërë miliona paund që prej largimit nga posti I kryeministrit në 2007 dhe se ka qendruar shpesh herë pa paguar asnjë paund në ambasadat britanike duke shpenzuar paratë e taksa paguevse.
Sipas Telegraph, Blair qendroi falas në rezidencën e ambasadorit britanik në Manila gjatë një vizite në Filipine ku ai u pagua 400 mijë paundë për dy fjalime. Po ashtu ai përdori ambasaden britanike ne Tripoli për tu takua me ish-diktatorin libian Muamar Gadafi, ndërsa ndodhej në Libi për një vizitë private biznesi. (ora)