Një ditë pasi u larguan grafitet seksiste për presidenten Jahjaga nga Rrjeti i Grave të Kosovës, janë rishfaqur sërish.
Grafitet janë shfaqur në sheshin “Zahir Pajaziti”, ku paraqesin presidenten me kapelë policie, por është gjysmë e zhveshur.
Debat është zhvilluar nëpër rrjete sociale ku është kundërshtuar paraqitja e Jahjagës në këtë mënyrë.
Jahjagës i përfundon mandati më 2016 dhe është presidentja e parë femër në Ballkan.