Në qytetin e Mitrovicës një femër ka përdorur dozë të tepruar të medikamenteve, kështu si pasojë i është përkeqësuar gjendja shëndetësore, njofton Policia e Kosovës.
Rasti raportohet të ketë ndodhur me datën 03.01.2016 rreth orës 13:00.
Femra e kombësisë shqiptare është dërguar për tretman të mëtejmë në Spitalin Rajonal të Mitrovicës dhe është jashtë rrezikut për jetë, njofton Klan Kosova.