Anëtari i LDK-së, Naser Rugova që është delegat në kuvendin qendror të kësaj partie nga Dega e 4-të në Prishtinë, ka postuar në llogarinë e tij në Facebook, ku ka thënë se këto dy ditë ka udhëtuar nëpër magjistralen Prishtinë-Pejë, ai ka thënë se gjendja e rrugëve është e mjerueshme.
Ai ka thënë se pa pasur përshtypjen sikur në këtë vend nuk jeton njeri i gjallë.
“A ka shtet, a ka institucione përgjegjëse në këtë vend?!!”, ka thënë Rugova.
Ai ka kritikuar mospërgatitjet e duhura nga institucionet përgjegjëse për pastrimin e borës.
“Këtu s’funksionon drejtësia dhe shteti ligjor, se në një vend tjetër Dyzit e Dubravës sonte do ju shtohej numri i banorëve!
A keni ftyrë o pushtetarë?!!!
Pastaj kërkoni integrime evropiane dhe liberalizim, me këtë klasë politike dhe këtë logjikë, me këtë papërgjegjsi totale kurrë!
Kjo është Republika e Kosovës, shtet i pavarur dhe sovran!”, ka thënë Rugova.
Ky është postimi i tij i plotë:
“A DO TË BËHËMI SHTET NDONJËHERË?
Këto dy ditë më ra të udhëtoj në magjistralen Prishtinë – Pejë dhe të kaloj nëpër qendër të tri qyteteve ndër më kryesoret në vend.
Kryeqyteti tmerr, mjerim, thuajse nuk jeton njeri i gjallë në këtë vend!
Magjistralet dhe autostradat e famshme, që janë përgjegjësi e Ministrisë së Infrastrukturës, për gjynah, akull, aksidente cdo 100 metra, thuajse 20 vite nuk ka jetuar kush në këtë vend!?
A ka shtet, a ka institucione përgjegjëse në këtë vend?!!
Vetëm 10 centimetra borë, 4 janari, cfarë kishit menduar ju, në muajin maj të bëhëni gati për dimër?!!! Tenderët e mirëmbajtjes u janë dhënë “kompanive”!!
Ktu s’funksionon drejtësia dhe shteti ligjor, se në një vend tjetër Dyzit e Dubravës sonte do ju shtohej numri i banorëve!
A keni ftyrë o pushtetarë?!!!
Pastaj kërkoni integrime evropiane dhe liberalizim, me këtë klasë politike dhe këtë logjikë, me këtë papërgjegjsi totale kurrë!
Kjo është Republika e Kosovës, shtet i pavarur dhe sovran!”. KOSOVANEWS