Ai quhet Bujar Kokalla dhe vjen nga fshati Cërmjan i Gjakovës. Bujari është besnik partisë Demokratike të Kosovës që nga themelimi, dhe posedon mbi 5000 fotografi në celularin e tij, të liderit të partisë Hashim Thaçi.
Por ajo që është interesant është që Bujar Kokalla asnjëherë në jetën e tij nuk e kishte takuar liderin e partisë së tij. Ai për mbi 15 vjet kishte pritur për t’u fotografuar me Hashim Thaçi.
Para disa javësh Hashim Thaçi kishte dëgjuar për Bujarin, dhe disa ditë para vitit të ri e kishte ftuar në zyrën e tij në Prishtinë, dhe kështu ëndrra e Bujarit u realizua.
Takimi zgjati diku 20 minuta, por kjo mjaftonte për Bujarin, i cili është shumë mirënjohës për kohën që kreu i partisë Demokratike të Kosovës ndau për të. /Kosovalbaner