Përmes një komunikate për media në lidhje me veprimet e personave që kanë fyer figurën e presidentës së Kosovës me disa grafite të vizatuara ka reaguar edhe Qeveria e Kosovës.
“Këto akte, ofendojnë institucionin dhe figurën e nderuar të presidentes së Republikës së Kosovës, si dhe të gjitha femrave kosovare, të cilat, me sakrifica të paimagjinueshme kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për arritjen e lirisë, shpalljen e pavarësisë dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës. Gratë kosovare, me kontributin e tyre në çdo sferë të jetës, vazhdojnë të jenë më meritoret për çdo të arritur në Republikën e Kosovës”, këto janë fjalët të cilat janë thënë në komunikatë.