Lajmet e fundit

Vazhdojnë përçarjet në Degën e LDK-së në Obiliq! Ermal KUTLLOVCI apo Ismet HASHANI në KRYE të DEGËS?

Burime brenda dhe jashtë DEGËS së LDK-së në OBILIQ, kanë bërë të diturë se po vazhdojnë polemikat për figuren unifikuese qe mund te bashkoj dhe fuqizoj Degen e LDK-se ne Obiliq, andaj ky burim anonim ka njoftuar se dy emrat me të perfolur për të udhëhequrë me Degën e LDK-së në OBILIQ janë: Ermal Kutllovci dhe Ismet Hashani, ndërsa tashmë ky lajm tejet i perfolur ne ditet e fundit ka nxitur elektoratin e LDK-se në këtë Komunë të marrë opinionet e akterve kryesor të këtij subjekti politikë, që tashmë janë duke i dhënë një përkrahje të fuqishme Ermal Kutllovcit për të udhehequrë me Degën:
Biografia:
Biografia e dy kandidatëve potencial:
1).Prof.dr. Ismet Hashani, ishte – Kryetar i LDK-së dhe Komunes se Obiliqit për një mandatë katër (4) vjeqar, i njëjti shihet si kandidat më potencial për të udhëhequrë prap me Degën e LDK-se. z.Hashani është profesor i rregulltë në Fakultetin e Kimis dhe veprimtar i shquarë i LDK-së, vije nga një familje me autoritet në këtë Komunë , njeri i qet dhe i afërt me elektoratin dhe si i tillë mund të fuqizojë jashtëzakonishtë Degën!
2).Ermal Kutllovci, Magjister i Shkencave Ekonomike, Ermal Kutllovci, i lindur ne fshatin Dardhishtë – Komuna e Obiliqit, Magjister i shkencave ekonomike, me një përvoje të gjatë profesionale në fushën e menaxhimit, pjesë e Ministrise se Tregtisë dhe Industrisë, për të cilin flitet se vije nga një familje intelektualësh, familje me autoritet të lartë në këtë Komunë dhe në LDK, qysh në vitet e 50-ta gjyshi i tij ishte i burgosurë politikë, i afërt me Presidentin e ndjerë Dr.Ibrahim Rugova, poashtu babai i tij njihet si veprimtarë i LDK-së, dhe njeri nga kontribuesit më të mëdhenjë në fushën e arsimit të kësaj Komune rapprton Kosovanews.info

Leave a Reply

Your email address will not be published.