Lajmet e fundit

Cilit anëtar të PDK-së Dardan Sejdiu i referohet si uzurpator tokash

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu, duke folur për komentet ironizuese të asamblistit të Prishtinës nga Partia Demokratike e Kosovës, Muhamet Selmani, se Vetëvendosja “u ka hypur skijave”, ka thënë se ai është “një uzurpator i tokave në Barilevë dhe një person që vjen nga ai fshat dhe voton kundër dhënies së tokave për ndërtim të fabrikave”, kështu që Selmanin “s’e marr shumë seriozisht”.

“Qasja e Komunës është në nivel, vetë kam qenë dëshmitar, nuk ka mundësi të hiqet bora në kohë reale kur bie non-stop. Policia duhet të jetë më vigjilente që t’i kontrolloj veturat a janë me pajisje dimërore”, ka thënë Sejdiu në Info Magazine të Klan Kosovës.

“Ne kemi mënjanuar krijimin e një shtrese të madhe të borës që të veprojmë e mos ta lejojmë krijimin e një trashësie të borës”.

Sejdiu më pas ka folur edhe për Partinë Demokratike të Kosovës.

“PDK-ja është subjekti që e solli ‘Zajednicën’ që e solli Gjykatën Speciale, PDK-ja është subjekti kryetarët e të cilës janë të dënuar”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.