Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj deklaratave të nënkryetarit të Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu, i cili ka thënë se Qeveria e Kosovës po dështon në çdo fushë siç është rasti me projektin e Brezovicës.
Ministrja Bajrami për Klan Kosovën ka thënë se projekti nuk ka dështuar, por afati për mbolizim të fondeve është shtyer.
“Sa për informate tuajën, te nënkryetarit Sejdiu dhe opinionit; projekti i Brezovicës nuk ka dështuar, është shtyrë afati për mobilizim te fondeve 163 milion euro, investimi për tri vitet e para deri me 31 maj 2016. Projekti është një investim prej 409 milionëve,” ka thënë Bajrami për Klan Kosovën.