Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu, duke ironizuar ka thënë se grafitin që provon ta përulë figurën e Presidentes Atifete Jahjaga e ka bërë, zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili e ka ndërmend të bëhet vet President.
Ai si mysafir në Klan Kosova tha se autorët e grafitit i mbetet Policisë së Kosovës t’i gjejë, porse “ofendimi i kësaj natyre për presidenten është i papranueshëm”.
“Po të ishte grafit politike atëherë në rregull, por këtu shfaqet karakteri gjinor dhe është seksist, kjo për mua është e papranueshme”.
“Grafite me mesazhe politike ka gjithkund, por kjo nuk ishte me mesazh politik. Kushdo që e ka bërë duhet të dënohet pasi nuk është parullë politike, një qasje e tillë është e papranueshme”, pohoi Sejdiu.
Ai, duke komentuar rolin e Jahjagës tha se “ajo ka mundur të jetë me unifikuese”.
Kurse zgjedhja potenciale e Thaçit President të Kosovës, Sejdiu tha se është e papranueshme sepse ai “nuk përfaqëson unitetin e popullit”, por “ai i përfaqëson miqtë e tij të Pronto aferës”.