Ish-lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i cili ndodhet ne arrest shtëpiak ka thënë se qeverisë aktuale i ka ardhur fundi pasi, sipas tij ka mbetur të zgjedhë dy rrugë: dorëheqjen ose rrëzimin.
Kurti në një intervistë për “Epokën e Re” ka treguar se 9 janari është protesta e parë që do të vazhdojë për aq sa do të jetë e nevojshme deri në largimin e kësaj qeverie.
Ai ka thënë se vendi nuk ka nevojë për një qeveri tjetër kalimtare sepse qeveria Thaçi- Mustafa është qeveri kalimtare. Pas largimit të kësaj qeverie, Kurti ka deklaruar se duhet të shkohet menjëherë në zgjedhje të reja parlamentare.
Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që tri partitë opozitare të shkojnë në zgjedhje me një listë të përbashkët. Kurti mendon se qeveria Mustafa do të bjerë para se Hashim Thaçi të bëhet president.