Të gjithë jemi duke pritur fitoren kundër Portugalisë dhe për këtë Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur t’i shpërblejë lojtarët në rast fitoreje.
FSHF thuhet se ka ndarë rreth 5.000 euro për çdo lojtar pas barazimit në Kopenhagë ndaj Danimarkës, por tani kjo shifër do të rritët për Portugalinë.
Nëse sonte (e hënë) futbollistët e Kombëtares arrijnë të barazojnë ose të fitojnë shpërblimi pritet të jetë 15 mijë euro për çdo lojtar raporton Panorama Sport.
E gjitha kjo bëhet që lojtarët të motivohen sa më shumë pasi, ndeshja kundër Portugalisë në Elbasan Arena është e rëndësisë së veçantë.