Lajmet e fundit

Banorët e Likovës të ngujuar nga bora, komuna thotë se janë duke punuar pa pushim!(Video)

Reshjet e borës i kanë sjellë probleme banorëve të Malësisë së Shkupit dhe Kumanovës. Ata thonë se i janë gëzuar këtyre reshjeve, por janë të shqetësuar se gjithmonë në këtë periudhë ndodh bllokimi i vendbanimeve dhe paralizimi i jetës së tyre.

Arif Jashari nga fshati malor i Allashecit thotë se kanë probleme në këtë periudhë të dimrit dhe se rrugët e tyre janë të bllokuara. Sipas tij, problem është me furnizimet me ushqime, transportimin e të sëmurëve dhe ballafaqimi edhe me probleme të tjera.

“Gjithë herë kemi pasur vështirësi, rrugës për në sllupçan, asnjë herë skan intervenuar me kohë për pastrimin e rrugës. Kur po kemi nevoja urgjente, gjithë po bashkohemi fshatarët me lopa edhe arrij deri në Sllupçan”, tha Arif Jashari.

Ankesa për situatën e krijuar nga reshjet e borës kanë shprehur edhe banorë të fshatit Sllupçan. Disa banorë të këtij fshati thonë se fshati i tyre ndihen i lënë anësh.

“Askush nuk ka dal , ase me shikuar të paktën dhe me hedhur krip ose me ndenje ekskavator për të pastruar”.

“Rrugët në Sllupçan janë bërë si në Izvor. Askujt si intereson. Në këtë dit, rrugët mos të jenë të rregulluara në Sllupçan keq shumë”, thonë Sami Demiri dhe Alit Jashari.

Drejtori i Ndërmarrjes komunale “PISHA” në Likovë, Gazmend Bakiu duke komentuar ankesat e banorëve të disa vendbanimeve theksoi se makineritë e angazhuara nga komuna po punojnë pa ndalur për të pastruar rrugët.

“Janë pastruar disa akse rrugore, për në shtëpinë e shëndetit në Likovë. Dy akse rrugore në fshatin Mateç, si dhe në rrjedh e sipër janë në fshatin Vishticë. Si dhe një ekip tjetër në fshatin Sllupçan deri në fshatin Llojan”, tha Gazmend Bakiu, transmeton TV21.

Bora që ka rënë, ka shkaktuar edhe probleme në disa fshatra të thella të malësisë së Komunës së Likovës si në fshatrat Gushincë dhe Llukar. Rrugët janë të kalueshme vetëm për makinat me zinxhirë.

https://www.youtube.com/watch?v=3aX5SakBMpo

Leave a Reply

Your email address will not be published.