Femrat kosovare po vazhdojnë të bëhen pjesë e zhvillimeve historike për Kosovën.
Kapitenja Vjollca Hoti bëri historinë për Kosovën, duke arritur të rrëmbej çmimin më të rëndësishëm ndërkombëtar për trimëri “Madaljen Valor”, çmim ky që iu ndahet grave police për trimërinë e treguar gjatë kryerjes së detyrës.
Hoti çmimin e mori në konferencën e 53-të, të Asociacionit Ndërkombëtar të Grave në Polici, ceremoni kjo që u mbajt në Cardiff te Wales, Britani e Madhe.
Mirëpo, rrugëtimi i kapitenes dhe komandantes të Stacionit Policor në Fushë Kosovë, deri tek fitimi i kësaj medalje ka qenë i mbushur me sfida dhe të papritura, me situata cilat sado që kanë qenë vështirë të menaxhueshme, asnjëherë nuk kanë lëkundur vullneti dhe dëshirën e kapitenes për të vazhduar në misionin e saj.