Serbia do të vazhdojë ti mbajë të bllokuar librat shqip në terminalin doganor të Serbisë. Librat e dedikuar për Luginën e Preshevës, do të mbahen në terminalin doganor të Serbisë derisa të merret një përgjigje zyrtare nga Qeveria e Serbisë.
Ndërkohë, një ditë më herët, Kosova ka lejuar që nga Serbia të futen dy kamionë me libra në gjuhën serbe.
Ministri i Arsimit Arsim Bajrami, në kundërpërgjigjeje të bllokadës së Serbisë, me 25 shtator të vitit 2015 kishte marr vendim për masa reciprociteti.
Nëpërmjet postës elektronike ai i pati thënë se kanë kërkuar nga doganat e Kosovës që asnjë tekst shkollor nga Republika e Serbisë të mos lejohet të hyjë në Kosovë pa pëlqim paraprak të MASHT-it.