As tymi e gazi lotsjellës nuk i pengoi deputetët e pozitës nga Kuvendi i Kosovës të përfitojnë nga privilegjet që i gëzojnë si përfaqësues të popullit. Për nëntë muajt të vitit të kaluar, deputetët kanë shpenzuar 62 mijë e 239 euro nga mëditjet e udhëtimeve të jashtme.
Për akomodim të udhëtimeve zyrtare kanë shpenzuar33 mijë e 418 euro. Ndërsa, për dreka zyrtare kanë shpenzuar 55 mijë e 481 euro.
Sipas raportit del se disa nga deputetet e Kuvendit kishin frekuentuar restorantet dhe hotelet luksoze të njohura në vend. Nuk duket që kanë hequr keq edhe për nga bisedat telefonike, ata për nëntë muaj të vitit 2015, kanë shpenzuar mbi 39 mijë euro telefon.
Kurse, për bileta të udhëtimit jashtë kanë shpenzuar 41 mijë e 837 euro. Mbi 4 mijë e 530 euro përfituan nga avancet. Përfitues të këtyre privilegjeve që janë të cekura në raportin nëntëmujor të shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës duket të kenë përfituar të gjithë deputetët .
Të dhënat e lartpërmendura janë bazuar në raportin për nëntëmujorin e shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës tek programi i deputetëve që ka kodin 10100.
Ndërsa sa i përket servisimit të veturave që i shfrytëzojnë, del se për këtë kategori janë paguar 16 mijë euro, për derivate mbi 32 mijë euro.
Duda Balje shpenzuesja më e madhe e derivateve të naftës.