Gjyqi i pesë burrave të akuzuar për përfshirje në vrasjen e gazetarit të Azerbajxhanit, Rasim Aliyev, ka nisur sot në Baku.
Aliyev, 30 vjeç, ka vdekur në një spital të Bakusë më 9 gusht, 2015, pasi është rrahur keq një ditë më herët.
Gazetari, derisa ka qenë në spital, ka thënë se është sulmuar nga mbështetësit e futbollistit të njohur, Cavid Huseynov, në lidhje me kritikat që Aliyev i ka postuar për të në Facebook.
Huseynov, pjesëtar i klubit futbollistik Qabala, nuk është në mesin e të dyshuarve.
Huseynov është akuzuar për mosraportim të një krimi dhe mund të përballet me gjyq të veçantë.
Futbollisti dhe pesë të dyshuarit janë arrestuar në muajin gusht.