Lajmet e fundit

Provokon sërish ” Charlie Hebdo”

Numri i ri i revistës satirike “Charlie Hebdo” ka tërbuar gjithë besimtarët në Francë dhe më gjerë. Provokimi i saj ka qenë mjaft i rëndë pasi në faqe të parë ka botuar një karikaturë ku ilustrohet Zoti me një armë automatike në shpinë.

Një vit pas tragjedisë në redaksinë e revistës që u mori jetën dhjetë gazetarëve “Charlie Hebdo” i provokon të gjithë.

“Është një hakmarrje kundër msylimanëve dhe gjithë besimtarëve të tjera që kanë luftuar revistën Charlie Hebdo dhe na kanë uruar vdekjen gjatë 23 viteve të punës sonë. Është frut i zemërimit tonë. Është për ata që na uronin ferrin pasi ne guxuam të qeshimm me fenë”, thotë autori i karikaturës Laurent Sourisseau.

Autori ka mbetur i plagosur gjatë atentatit të vitit të shkuar nga ku i ka ngelur ende shenja e plumbit në spatulla, dhe jeton me shoqërues që e ndjekin 24 orë në ditë. Pas tragjedisë së vitit të shkuar miliona njerëz anembanë globit u solidarizuan me revistën duke shpërndarë hastagun #JeSuisCharlieHebdo, por pas këtij provokimi, do jenë të shumtë ata që urrejnë revistën.

Leave a Reply

Your email address will not be published.