Lajmet e fundit

Turqia, tensionet mes Arabisë Saudite dhe Iranit janë “fuçi baruti” për rajonin

Qeveria turke i ka bërë thirrje Arabisë Saudite dhe Iranit për të qetësuar marrëdhëniet e tyre dimplomatike, duke theksuar se tensionet mes dy vendeve mund të përkeqësojnë gjendjen.

Zëvendëskryeministri turk, Numan Kurtulmus tha se Lindja e Mesme është tashmë një “fuçi baruti”. Ai kritikoi sulmet ndaj misioneve saudite në Iran, por edhe ekzekutimin e klerikut shiit nga Arabia Saudite, nga ku nisën edhe problemet.

“Ne duam që të dy vendet të largohen menjëherë nga tensionet, që padyshim do ta çojnë më tej situatën e rënduar në Lindjen e Mesme. Rajoni është tashmë një “fuçi baruti”.Mjaft më. Ne kemi nevojë për paqe në rajon. Arabia Saudite dhe Irani janë miqtë tanë dhe ne nuk duam që ata të përfshihen në luftë, sepse kjo është gjëja e fundit që ky rajon ka nevojë”, tha Kurtulmus.

Arabisë Saudite i ka lënë diplomatëve iranianë 48 orë kohë për t’u larguar nga vendi, ndërsa një ditë më parë njoftoi ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me regjimin e ajatollahëve. Po ashtu, veprimi i Arabisë Saudite u ndoq të hënën edhe nga aleatët e saj në rajon. Bahreini dhe Sudani kanë ndërprerë marrëdhëniet me Iranin, ndërkohë që Emiratet e Bashkuara Arabe kanë tërhequr stafin diplomatik.

Leave a Reply

Your email address will not be published.