Lajmet e fundit

Klina pa mirëmbajtje të rrugëve

Organizata Joqeveritare KOHA, duke parë realitetin në Komunën e Klinës nga reshjet e fundit të dëborës si edhe reagimin e qytetarëve rreth bllokimit të rrugëve në qytet dhe fshatra, shpreh shqetësimin e saj me reagimin e ngathët dhe jo të përgjegjshëm të zyrtarëve të Komunës së Klinës, përkatësisht të Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Emergjencë, e cila është përgjegjëse që gjatë stinës së dimrit kryejë pastrimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve dhe shesheve.

Sipas kësaj organizate, Komunën e Klinës, edhe pse në planifikimin buxhetor ka të ndarë 50,000.00 euro në linjën buxhetore për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve, dimri dhe dëbora e ka zënë pa Kompani të kontraktuar për mirëmbajtjen e këtyre rrugëve.

“Këtë e ka deklaruar edhe drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjente, Gjokë Lleshi, në seancën e Kuvendit të Komunës të datës 30 dhjetor 2015, që Komuna e Klinës ende nuk ka të kontraktuar një Kompani për mirëmbajtje dimërore të rrugëve duke e lënë “fajtor” sektorin e prokurimit për mosinicim të procedurave. Kjo është hera e parë që Komuna e Klinës nuk kryen përgatitjet e duhura për mirëmbajtje të rrugëve në këtë sezon”, thuhet në komunikatën e kësaj organizate.

OJQ KOHA fton kryetarin e Komunës që të thërret në llogaridhënie të gjithë përgjegjësit publik për tolerimin e kësaj situa te dhe për mos kontraktim të Kompanisë, kur dihet se jemi në stinë dimri dhe reshjet, ngricat apo dëbora nuk janë befasi.

Po ashtu, fton ekzekutivin për angazhim serioz dhe ofrim të shërbimeve që janë obligim i nivelit lokal të qeverisjes

Leave a Reply

Your email address will not be published.