Kryetarja e Gruas së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Magbule Shkodra ka deklaruar se grafitet e shfaqura ku atakohet presidentja e vendit, janë vepër e shëmtuar dhe janë të drejtuara kundër personalitetit të saj.
Aleanca e Gruas së Kosovës (AGK) vlerëson se këto grafite janë përtej lirisë së shprehjes dhe bëjnë pjesë në huliganizmin politik.
“Për më tepër kjo është edhe një sulm ndaj gruas në përgjithësi dhe si i tillë, është i papranueshëm. Në e dënojmë fuqishëm këtë akt të ulët dhe njëkohësisht të dënueshëm. Nuk duam të besojmë se prapa këtij veprimi mund të jenë interesat politike të kujt do qoftë”, ka thënë ajo.