Lajmet e fundit

Opozita me video ua rikujton Mustafës e Thaçit premtimet e parealizuara!

Liderët e opozitës janë taku me të rijtë e partive të tyne për të kundërshtu marrëveshjet e Asociacionit dhe Demarkacionit.

Ata tubimin e kanë fillu me nji video ku janë të përmbledhuna premtimet e kryeministrit Isa Mustafa dhe zavendësit të tij Hashim Thaçi, për krijimin e mija vende të punës, premtime këto gjatë fushatës zgjedhore.

Gjithashtu u leshuen edhe video tjera ku thonë se marrëveshja për Asociacionin asht me përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Në ketë tubim u lshuen edhe video të Thaçit dhe ministrit të Punës, Arban Abrashi ku thonë se jemi afër anëtarësimit n’UNESCO.

Opozita, po ashtu rikujtoi edhe premtimet e Thaçit për liberalizim të vizave.

Ata përmenden edhe deklaratat e ministres, Edita Tahiri për hekjen e barrikadës mbi lumin Ibër.

Pjese e kësaj video janë edhe premtimet për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosuna të Kosovës.

Kryetari i Nismës Fatmir Limaj, tha se asht deshmu se asht shkel Kushtetuta dhe Qeveria duhet me dhanë dorëheqje.

“Opozita kishte të drejtë në kauzën e saj. Kërkesa kryesore Kosova nuk mund të qeveriset nga ata që e kanë shkel Kushtetutën e vendit. Andaj duhet me dhanë dorëheqje. Na jemi sot këtu dhe do të jemi më 9 Kallnor për të kerku llogari, e llogaria asht dorëheqja”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.