Lajmet e fundit

“Grafitet për Presidenten, shenjë se po ecim drejt demokracisë”

Grafitete e fundit të shfaqura në Prishtinë që paraqesin Presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, në veshje intime, e që ngjallën debat të madh në Kosovë, gazetarja Evliana Berani i ka cilësuar si një shenjë që shoqëria kosovare po bëhet më demokratike.

“Grafitet me përmbajtje të tilla nuk janë një risi, për mua kjo është shenjë që po ecim drejt demokracisë, qoftë përmes grafiteve dhe formave tjera”, ka thënë Berani në Info Magazine të Klan Kosovës.

“Satira luftohet me satirë, cinizmi me cinizëm. Ka grafite si psh me Hillary Clintonin, por nuk kam parë reagime nga Clinton dhe nga të tjerët”.

“Aq sa më është dukur aq i vrazhdë grafiti aq i vrazhdë më është dukur edhe fshirja e grafitit”.

 

bernai-690x380

Leave a Reply

Your email address will not be published.