Gazetarja Evliana Berani ka deklaruar në Info Magazine të Klan Kosovës se forma se si Atifete Jahjaga është bërë Presidente e Kosovës është ofendim për femrat kosovare.
“Mënyra se si erdhi presidentja në krye ishte fyese për femrat, për formën si erdhi në pozitë pa garë të rregullt”.
“Si element ka qenë shumë fyes si femër”.
“Unë do të doja të jetoja në një Kosovë kur Atifete Jahjaga do të ishte presidente si rezultat i votave”, ka thënë Berani, e cila megjithatë e ka lavdëruar punën e Jahjagës në krye të shtetit.
“Por, si e kaloj këtë mandat presidentja Atifete Jahjaga jam më e kënaqur se me 90 % e politikanëve të tjerë”.