Opinioni gjerman është shokuar me të kuptuar se gjatë natës së Vitit të Ri në disa prej qyteteve të mëdha në Gjermani kishte dhunime të grave, sulme seksuale dhe plaçkitje më shumë se zakonisht.
Sipas Policisë Gjermane, kryerësit e këtyre veprave ishin kryesisht nga Afrika Jugore.
“Është totalisht e papranueshme që qytetet tona të bëhen çerdhe ku shkelen ligjet. Qytetarët tanë dhe mysafirët duhet të ndihen të sigurt”, ka thënë kryetari i Kolonjes, Henriette Reker, transmeton KosovaPress.
Me këtë rast, zyrtarët komunalë së bashku me Policinë mbajtën mbledhje emergjente për një seri sulmesh seksuale në qytetin gjerman natën e ndërrimit të moteve.
Sipas tyre, sulmet më të shpeshta seksuale atë natë janë bërë në stacionin kryesor të Kolonjes në Gjermani nga afrikanët e jugut. /KosovaPress/