Lajmet e fundit

1 vit nga terrori, “Charlie Hebdo” provokon sërish

Revista satirike “Charlie Hebdo” ka provokuar sërisht me numrin e saj të ri, në prag të një vjetorit të sulmeve terroriste mbi redaksinë.

Mbi 1 milionë kopje janë printuar dhe janë shpërndarë në të gjithë botën. Në këtë numër të ri në kopertinë shfaqet zoti i pikturuar, me gjak në duar dhe një kallashnikov në kurriz ndërsa në titullin kryesor shkruhet: “Një vit më pas, vrasësit janë ende në kërkim”.

Franca do të përkujtojë këtë javë viktimat e sulmit terrorist të militantëve të shtetit islamik, në redaksinë e revistës satirike dhe një market, me eulogji dhe ceremoni përkujtimore.

Më datat 7-8-9 janar në Paris do të mbahen ceremoni në nder të 17 viktimave ndërkohë që kryeqyteti francez është nën masa të rrepta sigurie, që prej sulmeve të nëntorit që i morrën jetën edhe 130 personave të tjerë. I pranishëm në ceremoni do të jetë edhe Presidenti i vendit, Francoi Hollande.

“Charlie hebdo” e njohur për kopertinat e saj satirike për liderët fetarë dhe politikë, humbi stafin e saj n mëngjesin e 7 janarit të vitit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.