Në lidhjen direkte të emisionit Ora e Fundit të Klan Kosovës i ftuar ishte Agim Gashi, zëdhënës i policisë rajonale të Ferizajt.
Me Gashin u diskutua lidhur me djegien e një veturë të Administratës Tatimore, parandalimit të garës së qenve si dhe në përgjithësi për sigurinë në këtë rajon.
“ Mbrëmë rreth orës 23:25 minuta policia është lajmëruar se në parkingun e ATK-së është duke u djegur një veturë zyrtare, policia ka dalë në vend të ngjarjes së bashku me zjarrfikësit kanë shuar zjarrin. Nga ekzaminimet ka dalë që xhamat janë thyer me gurë dhe vetura është djegur më pastaj me benzinë.
“Policia ka shtuar patrullimet, kontrollet. Nuk mundemi të predikojmë se kush e ka bërë pasi jemi ende në hetime,” ka thënë Gashi, njofton Klan Kosova.
Më tej, Gashi ka treguar për parandalimin e garës së qenve që ishte parashikuar të mbahet në Ferizaj.
“Gjithashtu në rajonin e Ferizajt është parandaluar një garë me qenë me të marrë informacionin policia ka ndaluar një organizim të tillë.”
“Vitin e kaluar kemi pasur fletëparaqitje, këtë vit nuk i kemi njohur organizatorët,” ka thënë Gashi, njofton Klan Kosova.
“Në përgjithësi kemi rënie të krimit në 7.5 % dhe situata në përgjithësi është e qetë,” ka përfunduar Gashi.