Njëri nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të kreut të AKR-së, Rrahim Pacolli e ka goditur fort Mimoza Kusari- Lilën. Ai në një reagim që u ka dërguar medieve ka thënë se aderimi në AKR i “disa disa personave destruktiv, si p.sh. Mimoza Kusatrit të cilët kanë ngjyrosur këtë parti me fanatizëm dhe me koncepte të cilat kanë dashur t`i inkorporojnë nga disa parti tjera në Kosovë”.
Reagimi i plotë:
Pasi që në një shkrim që është i bazuar vetëm në farsa e fare në prova, u lakua emri im, nga etika morale dhe familjare e i të gjithë atyre që më njohin dhe i njoh, më duhet ti them nja dy, tri gjëra.
Fillimisht dua të them se AKR, nuk ka qenë dhe as që do të jetë parti e cila ka filluar dhe ka vazhduar me uzurpatorë. AKR është parti e hapur ndaj ideve dhe personave të cilët duan të kontribuojnë brenda programit që AKR-së që ka, dhe se besoi që asnjë parti e vetme në vend e rajon nuk është më e hapur se AKR.
Dua të ceki me këtë rast se është aderimi i disa personave destruktiv, si p.sh. Mimoza Kusatrit të cilët kanë ngjyrosur këtë parti me fanatizëm dhe me koncepte të cilat kanë dashur t`i inkorporojnë nga disa parti tjera në Kosovë. Është tejet fyese që të mbrosh vetën duke sulmuar dikë tjetër, e Kusari- Lila në vazhdimësi e ka bërë një gjë të tillë.
Vlen të ceket se kohen sa unë kam qenë sekretar organizativ i këtij subjekti politik, AKR arriti t`i ketë 14 ulëse në Kuvendin e Kosovës, ndërsa sot pikërisht përse AKR ju ka dhënë hapësirë njerëzve si Mimoza Kusari dhe pikërisht pse ka qenë e hapur edhe më shumë se që është dashtë, disa njerëz brenda saj duan ta fundosin, sepse me këtë synim kanë aderuar dhe kanë punuar e ende punojnë me direktiva të X-Y personave e personaliteteve që janë me ndikim në vendin tonë.
AKR do të jetë më e fortë se kurrë më parë dhe shkrimet e porositura në kuzhina të partive të tjera nuk e dëmtojnë fare, madje vetëm ja ngritin autoritetin në masë. Rr.P.