Lajmet e fundit

Ramush Haradinaj: Regjimi me mediat e veta po mi shtrembërojne fjalët

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar ashpër ndaj siç ka thënë ai shtrembërimit të deklaratave nga ana e disa medieve. Ai ka theksuar se disa medie të afërta me pushtetin ia kanë shtrembëruar deklaratat dhe kanë shpifur. I pari i AAK-së ka paralajmëruar Isa Mustafën e Hashim Thaçi se do të shihen më 9 janar.

Reagimi i plotë i tij:

Të nderuar qytetarë të vendit,
Pushtetin e ka kapluar paniku. Përmes mediumeve të caktuara dhe në mungesë të argumenteve në mbrojtje të dy marrëveshjeve të dëmshme për vendin, tashme kanë filluar edhe të shpifin, shtrembërojnë dhe të nxjerrin nga konteksti pjesë nga fjalimi im public, i zhvilluar sot me të rinjët dhe të rejat nga Aleanca dhe të dy partive opozitare: Vetëvendosje! dhe Nisma.
Ju lutemi shihni videon e mëposhtme, fjalimin tim të paedituar, dhe vlerësojeni vet se çka paskam thënë.
Sikurse edhe ju, edhe une gjithmonë do t’i jam mirënjohës dhe falenderues ShBA-ve për kontributin e çmuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Unë kam punuar, punojë, dhe do të punojë gjithmonë që miqësinë me ShBA-të ta forcojmë per çdo dite ma shumë e ma shumë.
Me bindje të plotë e them se është e vërtetë se Kosova mundet pa mua dhe pa shumë të tjerë, por jo pa ShBA-te.
Por, poashtu është e vërtetë e pamohueshme se Kosova mundet dhe do të jetë edhe pa Serbinë si hisedare në Kosovë përmes këtij Asociacioni.
Ata të cilët tentuan ta fusin Serbinë nga dera e prapme përmes këtij Asociacioni dhe t’i falin tokë Malit të Zi, përgjigjen dhe zërin qytetar në mbrojtje të shtetit do ta marrin me 9 janar.

Shihemi më 9 janar në ora 14:00.

God bless USA!

Ramush Haradinaj

Leave a Reply

Your email address will not be published.