Lajmet e fundit

Vazhdon rritja e kabinetit qeveritar: Isa Mustafa e emëron zëvendësiministër edhe Muvledin Krasniqin!

Qeveria e Kosovës e drejtuar nga Isa Mustafa do të mbahet në mend si kabineti më i madh qeveritar në rajon, Evropë dhe më gjerë. Pos që ka 21 ministra, ky kabinet qeveritar vazhdon të rritet, raporton Gazeta Blic. Brenda pak ditësh Isa Mustafa në postin e zëvendësministrit ka emëruar Kartan Kajtazin e PDK-së dhe Muvledin Krasniqin, poashtu nga radhët e PDK-së. Krasniqi është emëruar në postin e zëvendësministrit të Shëndetësisë.

Gazeta Blic e ka siguruar vendimin e kryeministrit Isa Mustafa, ku Krasniqi në këtë post u emërua më 29 dhjetor të vitit të kaluar.

Qeveria e Kosovës ndërkaq, nuk ka kthyer përgjigje se sa është numri i zëvendësministrave.

Gazeta Blic me ditë të tëra ka pritur përgjigje nga zëdhënësi i qeverisë së Kosovës, Arban Abrashi, mirëpo ky i fundit nuk ka kthyer asgjë.

Sidoqoftë, Isa Mustafa  gjatë kohës sa ka qenë në opozitë e ka kritikuar qeverisjen Thaçi për numrin e madh të anëtarëve të kabinetit, mirëpo tani qeveria e drejtuar nga ai e ka lënë shumë prapa atë të paraardhësit të tij./ Gazeta Blic

7390_1063074670401152_8425022716895291750_n (1)

Leave a Reply

Your email address will not be published.