Lajmet e fundit

Shpërthim në një ndërtesë në Prishtinë, dyshohet se erdhi nga keqinstalimi i rrymës

Një shpërthim i madh ka ndodhur në një ndërtesë në Prishtinë, në rrugën “Shaqir Grishta” në lagjen Mati 1, rreth orës 20:00.

Banorët e lagjes i kanë thënë Klan Kosovës se shpërthimi ka ndodhur në bodrumin e një ndërtese tash vonë të ndërtuar dhe se ata dyshojnë se shpërthimi ka ardhur si pasojë e keqinstalimit të rrymës elektrike.

Njoftohet se të lënduar nuk ka pasur, por disa familje është dashur të evakuohen pasi që pas shpërthimit është përhapur tym i madh.

Zjarrfikësit kanë mbërritur shpejtë në vendin e ngjarjes duke arritur ta stabilizojnë gjendjen.

Klan Kosova ka provuar të marrë një prononcim nga Policia e Kosovës, por këta të fundit nuk janë përgjigjur në telefon.

Leave a Reply

Your email address will not be published.