E shkruar nga Rudi Berisha
Është shumë e dhimbshme që sot lexoj / dëgjoj se si i quajnë pjestarët e UÇK-së ‘’ ozurpator ‘’. Duhet motra / vëllezër / burra e gra të ndajmë shapin prej shiqeri. Të gjitha ‘’ ozurpimet ‘’ nuk kanë ndodhur nga njerëzit të veshur më uniformë ushtarake të UÇK-së, por ishin të veshur më kollare.
Në luftë të mendohet dhe të ndahet qyteti, të përshkruhet dhe të paraqitet rrëfimi duke pi çaj dhe duke nda qytetin e Prishtinë, kjo sot është turp vetëm të mendohet e le të veprohet në atë botë një gjë e tillë.
Edhe sot në shumë Manifestime Kulturore / Poetike / akoma ka Organizatorë që kur kemi vargje kushtuar luftës, UÇK-së, mundohen të na ndalojnë neve poetve / shkrimtarëve që mos t’i prezentojmë ato vargje para publikut. Kjo luftë, kjo padrejtësi që i bëhet pjestarve të UÇK-së, është një mallkim që do i godas një ditë të gjithë hijet e zeza, njerëzit e tillë më fytyrë të armikut.
Të mendojmë dhe të vimë në përfundim, që të gjithë pjestarët, kontribuesit e UÇK-së, luftëtarët e Lirisë janë mëritor vetëm ata që sot nuk janë në mesin tonë, sot janë dëshmorë është gabim.
Ne e dimë që gjaku i dëshmorëve duke filluar nga Adem Jashari, Zahir Pajaziti, Fehmi Lladrovci, Luan / Shkelzen Haradinaj e shumë e shumë dëshmorë të tjerë janë mëritorët e vërtet, por ka shumë e shumë luftëtar të tjerë që janë akoma në mesin tonë e që kanë mërita të mëdha për Lirinë e Kosovës.
Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte, është, dhe do jetë simboli i qëndreses dhe i rezistencës tonë kombëtare. UÇK-ja, ishte, është dhe do jetë përmua rrugëtuesi i vetëm dhe mëritor nga shqiptarët në mesin e shqiptarëve për Lirinë e Kosovës.
{‘’ Duke mos harruar që nga mërita e djemve / vashave të UÇK-së u kurorizuan më fitore duke mbeshtetur e gjithë bota dhe kjo betej, kjo luftë që u bë në Kosovë, po ashtu edhe fal gjakut të derdhur të mija – qindra fëmijëve, grave, pleqve, burrave të pafajshëm shqiptari u dëtyra edhe forca ushtarake e NATO – s, të intervenon në Kosovë, të sulmon Serbin dhe të na sjell Lirinë ‘’ }.
Larg njera tjetrës, larg gënjeshtrës të sjellim të vërtetën për popullin shqiptarë. Mjegulla, ofendimi, përçarja as atëherë, as sot nuk na duhet, nuk i duhet popullit shqiptarë.