Një analizë gjaku që llogarit se sa shpejt po plaket një person, është zbuluar nga shkencëtarët britanikë. Sipas DailyMail, analiza nxjerr “moshën biologjike” të një personi krahasuar me moshën e tyre aktuale, dhe mund të përdoret për të zbuluar sëmundjen e Dementias vite më vonë.
Kjo ndodh sepse ata që janë më të vjetër biologjikisht se sa në vite, janë të të predispozuar për zhvillimin e sëmundjes së Alzheimer, forma më e përhapur e Dementias, thonë shkencëtarët.
Analiza i jep personit një “rezultat të plakjes” bazuar në të dhënat gjenetike të gjetura në gjakun e tyre. Shkencëtarët shpresojnë që kjo të ndryshojë mënyrën se si doktorët mendojnë për moshën kur bëjnë vendime mjekësore, pasi kërkimet tregojnë se mosha biologjike nuk është e njëjtë me moshën aktuale.